28 apo 29-të nëntori? Xhufi: Janë paguar miliona lekë një tufë historianësh, kanë gënjyer për 30 vjet

28 apo 29-të nëntori? Xhufi: Janë paguar miliona lekë një tufë historianësh, kanë gënjyer për 30 vjet

Një projekt madhor për historinë e Shqipërisë që nga antikiteti deri në ditët tona është nisur nga Akademia e Shkencave. Një botim në tri vëllime ka një fond që kap shifrën e 300 milionë lekëve dhe do të realizohet përgjatë tri vite. Pëllumb Xhufi thotë se është “një tekst ndryshe. I ftuar në “Arnautistan” në MCN TV tha se historianët të cilët janë paguar miliona dollarë për atë që kanë prodhuar në 30 vite duhet të kthejnë pas paratë pasi sipas tij kanë gënjyer.

“Ky është moment ku secili bën bilancin se çfarë kanë prodhuar në 30 vite politikanët, gazetarët, analistët, profesorët apo akademikët. Mos hartojmë që jemi marrë 30 vjet me 28 apo 29 nëntori? Janë paguar miliona lekë një tufë historianësh dhe sot dikush duhet të tu thotë ktheni paratë sepse kanë gënjyer për 30 vjet. Tani e pranojnë? Si e pranojnë, kanë 30 vjet që kanë dalë në pension me horlliqe të tilla. I kanë futur gjithmonë duart kudo”, tha Xhufi.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy