
Përgatitjet për zgjedhjet e 25 prillit kanë qenë tema e takimit që ambasadorja amerikane Yuri Kim, zhvilloi sot me kreun e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Lajmin e bëri të ditur vetë znj. Kim përmes një postimi në Tuiterit.
“Veliu konfirmoi detyrën e punonjësve të policisë për të qenë profesionistë dhe të paanshëm në zbatimin e ligjit dhe ruajtjen e rendit publik para, gjatë dhe pas zgjedhjeve”, shkruan ambasadorja Kim.



