"Rama ka filluar luftë personale ndaj meje, ka thënë gjithandej do ta burgos Ben Imamin"

"Rama ka filluar luftë personale ndaj meje, ka thënë gjithandej do ta burgos Ben Imamin"

Demokrati Arben Imami ka sqaruar mbrëmjen e sotme arsyen përse nuk pranoi propozimin e Lulzim Bashës në 2013-ën për të qenë kryetar i grupit parlamentar. Nga emisioni “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Imami tha se nuk e ka pranuar sepse “Edi Rama do fillojë një luftë personale ndaj meje dhe ka thënë gjithandej do ta burgos Ben Imamin”.

“Në 2013-ën më thirri Basha i cili më tha se kishte menduar që unë të isha kryetar grupi në 2013-ën. I thash që nuk mund të jem sepse Edi Rama do fillojë një luftë personale ndaj meje dhe e ka filluar faktikisht. Ka thënë gjithandej do ta burgos Ben Imamin. Unë nuk doja të më mbrojë grupi parlamentar. Unë nuk doja që pozicioni im ta detyronte grupin parlamentar të PD të zhvendoste vëmendjen nga  lufta e opozitës tek mbrojtja e një personi. Berisha ka vendosur ta ndjekë në gjykatë çështjen e shpalljes non grata, lëreni ta ndjekë”, tregoi Imami.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy