Berisha: Të dorëhiqet Edi Rama! Autori kryesor i ndërtimit të piramidës shtetërore të krimit

Berisha: Të dorëhiqet Edi Rama! Autori kryesor i ndërtimit të piramidës shtetërore të krimit

Kryedemokrati Sali Berisha thotë se të dhënat e bëra publike sot nga mediat për ish-deputetin Jurgis Çyrbja, implikojnë direkt kreun e qeverisë së krimit, Edi Rama.

Është direkt Edi Rama njeriu që ka ngrënë dardhat e Çyrbjes.

Jurgis Çyrbja, i njohur botërisht si përfaqësuesi i klanit mafioz Avdylaj, ka shpërblyer Edi Ramën së bashku me Avdylajn me tonelata dardha të krimbura.

Ka dërguar dy herë mandatin e tij në parlament. Rasti Çyrbja është rasti që fakton në mënyrën më të pakundërshtueshme faktin se në Shqipëri vendimmarrës numër 1 është krimi dhe vetëm krimi.

Familja mafioze Avdylaj jo vetëm kandidoi Çyrbjen si përfaqësues të vetin në parlament, por i diktoi Edi Ramës, i cili kryesoi listën e Durrësit në zgjedhjet e fundit, ta vendosë atë pikërisht burrin e dytë në listë pas vetes, apo të tretin pas një zonje që e detyronte ligji.

Pra, kemi të bëjmë me diktatin e plotë të klanit mafioz Avdylaj, jo vetëm për futjen në listë, por dhe renditjen në dytë pas Edi Ramës të gjinisë mashkullore në listën e Durrësit.

Në një komunikim për mediat ditën e sotme, Berisha tha se Edi Rama duhet të japë dorëheqjen e menjëhershme sepse ka ngrënë dardhat e një njeriu që strehonte, që fshihte vrasësin e Prengës.

Mos harroni se Çyrbja nuk është peshku i madh, jo, jo. Peshqit e mëdhenj janë sipër fare.

Peshkaqeni është Edi Rama sepse i dëgjoj sot Çyrbja në SKY ECC ka thënë këto e ato, por sot është e faktuar, e vërtetë në dritën e diellit, se Edi Rama me kriminelin McGonigalin, me SKY ECC, ka porositur krime kundër opozitës.

Se Edi Rama ka pasur jo një, por më shumë se një telefona të koduar. Sot është e faktuar dhe mediat belge e kanë bërë publike emrin e tij, si një bashkëpunëtor i bandave më të rrezikshme shqiptare në Europë dhe në botë.

Edi Rama duhet të japë dorëheqjen sot sepse ish-zëvendësi i tij Arben Ahmetaj ka vërtetuar se nga zyra e tij bëhet koordinimi i bandave, se në zyrën e tij priten bosët kryesorë të shtëpive mafioze, nga ata të Sinaloas dhe të tjerë me radhë.

Edi Rama duhet të japë dorëheqjen menjëherë sepse është shtylla kryesore e krimit në Shqipëri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy