Merkel nderohet me yll të Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike

Merkel nderohet me yll të Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike

Kancelarja gjermane Angela Merkel gjatë vizitës së sotme në Tiranë, është vlerësuar nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama me Kordonin e madh me yll të Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike, i cili i ka shpjeguar znj. Merkel, vlerën që ka kjo dhuratë dhe ky nderim.

“Ky është ylli i mirënjohjes dhe ky këtu është simboli i Heroit tonë Kombëtar, Skënderbeut, i cili e mbrojti Shqipërinë nga pushtimi e u mbiquajt edhe “atleti i Krishtit”, si mbrojtës i krishterimit. Kështu që mendoj se ju detyrohemi për këtë”, u shpreh Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, teksa ka publikuar pamjet nga momentet që i dorëzon medaljen në ambientet e Kryeministrisë, Rama shkuan:

“DANKE ANGELAKënaqësi e veçantë t’ju nderoj, në emër të Shqipërisë, me Kordonin e madh me yll të Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike”.

Merkel e ka quajtur këtë vlerësim “një nder të madh” dhe i shprehu konsideratat kreut të qeverisë kur tha se “ishte gjë e mirë për mua të punoja së bashku me ju”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy