Tryeza e përbashkët Bardhi-Berisha, kush ishin deputetët e pranishëm në sallë

Tryeza e përbashkët Bardhi-Berisha, kush ishin deputetët e pranishëm në sallë

U mbajt sot mesditën e sotme tryeza e përbashkët mes deputetëve që përfaqësojnë grupimin e kreut të Rithemelimit Sali Berisha, dhe ata që përfaqësojnë grupimin e Gazment Bardhit, i cili u shkarkua nga Basha si kryetar i grupit parlamentar të PD. 

Takimi nisi me fjalën e mbajtur nga Gazement Bardhi, vijoi me fjalën e Sali Berishës, dhe vijoi me dyer të mbyllura. 

Bardhi e konsideroi si emergjent këtë takim të parë me prezencën e gjithë deputetëve të opozitës.

E kam thirrur këtë takim me besimin e plotë se çështjet që na ndajnë janë shumë më pak se çështjet që na bashkojnë”, tha Bardhi. 

Ai foli për një unifikim të aksionit opozitar dhe një axhendë të përbashkët parlamentare mes dy grupimeve. 

"Çdo ditë kjo qeveri prodhon nga një skandal. Duhen ngritur komisione hetimore. Ky është takimi i parë që pas zgjedhjeve të 25 prillit, duhet të flasim për çështje që na bëjnë bashkë. Të ndërtojmë axhendë të përbashkët parlamentare gjejmë zgjidhje për probleme që duken në qëndrime të kundërta", tha Bardhi. 

Ndërkohë që në një sallë tjetër Basha mblodhi Kolegjin e Kryetarëve, ku thumboi Bardhin me fjalët: “Le të shkojë me aleancën e kullave”.  

DEPUTETËT 

1. Gazment Bardhi; 
2. Jorida Tabaku (është online, për shkak të një vizite pune në Estoni);
3. Dhurata Çupi; 
4. Saimir Korreshi; 
5. Dashnor Sula; 
6. Lefter Geshtenja (është online, për shkak se ndodhet jashtë vendit);
7. Zheni Gjergji; 
8. Qani Xhafa; 
9. Helidon Bushati; 
10. Ramadan Likaj; 
11. Xhelal Mziut; 
12. Flamur Hoxha; 
13. Bledion Nallbati; 
14. Agron Gjekmarkaj;
15. Ferdinand Xhaferaj; 
16. Ervin Salianji;
17. Ilda Dhori (është online, pamundësi për të qenë fizikisht prezent);
18. Petrit Doda (është online, për shkak se ndodhet jashtë vendit);
19. Fatmir Mediu (PR);
20. Agron Duka (PAA);
21. Vangjel Dule (PBDNJ);
22. Dashamir Shehi (LZHK);
23. Greta Bardeli;
24. Ina Zhupa;
25. Isuf Çela;
26. Asllan Dogjani;
27. Bujar Leskaj;
28. Edi Paloka;
29. Kastriot Piroli;
30. Lindita Metaliaj;
31. Ludovik Hasanaj;
32. Sorina Koti;
33. Tomorr Alizoti;
34. Edmond Spaho;
35. Albana Vokshi;
36. Flamur Noka;
37. Oerd Bylykbashi;
38. Luan Baçi;
39. Tritan Shehu;
40. Sali Berisha;
41. Kasem Mahmutaj;
42. Elda Hoti
43. Emilja Koliqi

Mungojnë:

1. Lulzim Basha; 
2. Enkelejd Alibeaj; 
3. Orjola Pampuri; 
4. Arbi Agalliu;
5. Kreshnik Çollaku
6. Eralda Bano;
7. Flutura Açka; 
8. Merita Bakiu;
9. Selaudin Jakupllari;
10. Andia Ulliri;
11. Shpëtim Idrizi (PDIU);
12. Mesila Doda (PDIU);
13. Nusret Avdullaj (PDIU);
14. Gëzim Ademaj (PDIU);
15. Agron Shehaj (ndodhet jashtë)
16. Orjela Nebiaj;

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy