Raundi i ri i dialogut/ Kosova dhe Serbia nesër në tavolinën e negociatave në Bruksel

Raundi i ri i dialogut/ Kosova dhe Serbia nesër në tavolinën e negociatave në Bruksel

Një cikël i ri i takimeve do të mbahet nesër, më 24 tetor në Bruksel ku do të zhvillohen takimet e radhës në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi në nivel të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç, nën ndërmjetësimin e emisarit të Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak.

Emisari Special i BE-së për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, Mirosllav Lajçak, nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, në prag të takimit të radhës të kryenegociatorëve, ka kërkuar nga liderët e të dyja vendeve të punojnë “me zell” drejt zbatimit të marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Megjithatë, ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka qenë shumë më i rreptë në artikulimin e qëndrimit të SHBA-së sa i përket vijimësisë së procesit të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, proces i cili tashmë ndodhet nën trysninë e trancizionit të madh politik në

Në Uashington, por edhe në Bruksel, gjithmonë e më shumë janë duke shprehur zemërim rreth rrjedhës aktuale të tensioneve në marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, gjithashtu, ka shprehur drojë për situatën e sigurisë për shkak të mungesës së progresit në procesin e dialogut.

Një takim i ngjashëm herën e fundit është mbajtur më 17 shtator në Bruksel, kur kryenegociatorët erdhën në kryeqendrën evropiane, zhvilluan biseda me emisarin e BE-së për dialog, por megjithatë nuk u takuan bashkë.

Ndryshe, takimet e mbajtura kohën e fundit në procesit e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në Bruksel, qoftë në nivel të lartë apo në nivel të delegacioneve, nuk kanë prodhuar rezultate konkrete. Kosova dhe Serbia vazhdojnë ta fajësojnë njëra-tjetrën për moszbatimin e marrëveshjeve ekzistuese apo për ngërçin aktual në dialog.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy