Rama pret në Tiranë Antonio Costan, fokus integrimi europian dhe Samiti BE–Ballkani Perëndimor

Rama pret në Tiranë Antonio Costan, fokus integrimi europian dhe Samiti BE–Ballkani Perëndimor

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të mirëpresë nesër në Tiranë Presidentin e Këshillit Evropian António Costa, në kuadër të një turi vizitash diplomatike që përfshin gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

 

Vizita e Costas zhvillohet në prag të Samitit BE–Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet më 5 qershor në Tivat të Malit të Zi, dhe synon të forcojë më tej dialogun dhe bashkëpunimin mes Bashkimit Evropian dhe vendeve të rajonit.

 

Takimi zyrtar mes dy delegacioneve është parashikuar të mbahet në orën 11:15, ndërsa në orën 12:15 Kryeministri Rama dhe Presidenti i Këshillit Evropian do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp.

 

Samiti vjen rreth gjashtë muaj pas takimit të fundit në Bruksel, duke ritheksuar angazhimin e BE-së për avancimin e marrëdhënieve me Ballkanin Perëndimor dhe procesin e integrimit europian.

 

Për Shqipërinë, kjo vizitë vjen në një moment kur Brukseli kërkon rezultate konkrete nga vendet kandidate, ndërsa Tirana synon të përmbyllë negociatat dhe të realizojë anëtarësimin në Bashkimin Evropian brenda vitit 2030.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy