Diplomacia Ekonomike, Bushati me Kryetarët e Dhomave të Tregtive: Të zgjerojmë tregjet dhe partneritet

Diplomacia Ekonomike, Bushati me Kryetarët e Dhomave të Tregtive: Të zgjerojmë tregjet dhe partneritet

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme zhvilloi një takim me Kryetarët e Dhomave të Tregtive të qarqeve, në funksion të koordinimit të punës me të gjithë aktorët shtetërorë dhe privatë, brenda dhe jashtë Shqipërisë, në kuadër të Diplomacisë Ekonomike.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, në fjalën e tij nënvizoi rëndësinë e ndërveprimit mes biznesit dhe shtetit për të promovuar interesat ekonomike të vendit. Bushati u shpreh se ne duhet të tejkalojmë dobësitë strukturore në mënyrë që të mund të promovojmë produktet shqiptare dhe të zgjerojmë tregjet dhe partneritet e Shqiperisë.

Qasja jonë e re ndaj Diplomacisë Ekonomike, synon të jetë gjithëpërfshirëse dhe të bazohet mbi një strukturë të qartë organizative, të ketë një fokus të veçantë te baza e informacionit, komunikimit në kohë sa më të shkurtër, si dhe të drejtohet nga objektiva të qartë e të matshëm. Zhvillimi ekonomik dhe rritja e mirëqenies janë prioritete absolute të qeverisë e në funksion të tyre, MEPJ është angazhuar plotësisht në përmirësimin dhe përshtatjen e shërbimeve tona për sfidat e ekonomisë shqiptare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy