
Fakti se a duhet të kandidojë Sali Berisha për kryetar të PD, për ish-deputeten e PD-së, Rudina Hajdari, më shumë se të drejtë të kujtdo për të kandiduar, është më pak e besueshme se Berisha do ta bëj atë.
Hajdari, në emisionin “Të Paekspozuarit” të MCN Tv, e sheh këtë më shumë si një ofertë të vjetër të PD-së.
Berisha nuk e besoj se do të hyj në garë, ai ka të drejtën e vet për të kandiduar, nuk mund ta ndalojë njeri, por ka njerëz të tjerë PD.
Por personalisht mendoj se nuk duhet të jetë më, sepse ai i ka dhënë mjaft Shqipërisë, çfarë kishte për të dhënë i ka dhënë, s’besoj se PD duhet të ketë një ofertë të vjetër.



