“Burgimi politik, është diktaturë”, Berisha: Nuk ka asnjë akuzë për klubin!

“Burgimi politik, është diktaturë”, Berisha: Nuk ka asnjë akuzë për klubin!

Sali Berisha e cilëson arrestimin e Jamambër Malltezit dhe akuzat ndaj tij, si burgim politik, e sipas tij, ndodhin vetëm në diktaturë.

Ish-Kryeministri u shpreh në deklaratën për media se po lufton me diktaturën.

Burgimi politik do të thotë diktaturë! Sali Berisha po lufton diktaturën. Burgimi do të thotë diktaturë dhe Sali Berisha po lufton diktaturën. Është arrestuar një njeri që nuk është pyetur kurrë në jetën e tij. Sepse frikacakët, mercenarët, nuk kanë guxuar ta pyesin, sepse do rrëzohej çdo mashtrim, çdo falsifikim, çdo fshehje dokumenti e tyre. Edhe njëherë e them. Ju e shihni, nuk ka asnjë akuzë për klubin. Nuk ka asnjë akuzë. Akuza është për korrupsion pasiv dhe larje parash, jo për privatizimin. Marrëdhënie mes ortakëve, por edhe ato janë marrëdhëniet me korrekte që mund të ketë pasur. Marrëdhëniet me kontratë në ligjet e vendit dhe të botës, janë përgjegjësi e pakufizuar. Në këtë aspekt, janë edhe më transparente, edhe me më përgjegjësi se marrëdhëniet me firmë”, tha Berisha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy