
Duke folur në MCN Live ish-ministri i Jashtëm Aldo Bumçi u shpreh se asimetria në raportet Shqipëri-Greqi është zbehur vitet e fundit.
Sipas Bumçit faktorë që kanë ndikuar janë liberalizimi i vizave, anëtarësimi në NATO dhe bashkëpunimi për TAP-in.
Zgjedhjet i vënë në lëvizje partitë për të marrë votat kudo. Në lidhje me deklaratat e Mitsotakis, nuk kishte pasur deklaratë të papërshtatshme. Fjala vetëvendosje nuk ishte përdorur, ishte një problem në përkthim. Sepse të parët që do reagonin ishin qeveria dhe ministria jonë e Jashtme. Ishte fjala për vetdeklarimin dhe vetidentifikimin, kjo ka qenë fjala e përdorur. Marrëdhëniet Greqi-Shqipëri kanë kaluar në disa faza. Ne e nisëm me një asimetri, që ka ardhur duke u zbehur. Dua të përmend disa faktorë, liberalizimi i vizave, fuqia e vizave ra me liberalizimin e vizave. Anëtarësimi në NATO, Shqipëria është pjesë e një aleancë. Bashkëpunimi për TAP-in, që është një projekt pa gazin rus që kalon në vendet tona. Këto e kanë ulur asimetrinë. Sigurisht Greqia është një vend i madh dhe i rëndësishëm, por nuk është ajo asimetri e viteve 90-të. Greqia nuk i ka ndodhur një veto Shqipërisë si Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian. Diplomacia greke u mundua të ndërtojë marrëdhënie me shqiptarët, kur ishte çështja e emrit”.
Lidhur me zhvillimet ekonomike të Shqipërisë, ai shton:
Gjatë viteve që ishim në qeveri pati një zhvillim të infrastrukturës kombëtare. Rruga e Kombit zhvillon ekonominë, rruga Tiranë-Elbasan, Shqipëria rriti ndjeshëm prodhimin e energjisë dhe një sërë hidrocentralesh të vogla dhe të mesme. Zhvillimi i infrastrukturës Rrogozhinë-Elbasan mund të bëhet edhe me fondet tona. Në momentin që Porti i Durrësit vendoset në pikëpyetje ne humbim portin kryesor, më të rëndësishëm, kjo zhvlerëson edhe infrastrukturën që po ndërtohet. Janë zhvillime kundër interesit ekonomik dhe kundër interesit të vendit”.



