"Rama-Dako nuk punojnë për qytetarët, po për xhepat e tyre"

"Rama-Dako nuk punojnë për qytetarët, po për xhepat e tyre"

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vazhddon takimet me qytetarët para protestës së 18 shkurtit. Kreu i opozitës ishte në qytetin bregdetar të Durrësit, dhe vizitoi zonën ku po punohet për ndërtimin e velieres, por gjatë gërmimeve aty janë zbuluar rrënojat arkeologjike.

Në fjalën e tij kreu demokrat hodhi akuza ndaj dyshes Rama-Dako duke deklaruar se ata nuk punojnë për nevojën e qytetarëve, por po kryejnë investime për përfitime personale për xhepat e tyre.

"Nuk investojnë për nevojat e qytetarëve, por po kryejnë investime për përfitime personale. Nuk investojnë në nevojat immediate të qytetit dhe qytetarëve. Durrësi po mbytet nga ndotja dhe këta ngrejnë veliera. Qellimi  është të marrin gjysmat e parave për vete. Nuk investojnë në shërbimin e ujit të pijshem. Nuk investojnë në infrastrukture por duan të shesin betonin e Vangjushit. Po varroset arkeologjia e qytetit vetëm për interesa personale".

Basha u bëri thirrje të gjithë shqiptareve të bëhen bashkë dhe të protestojmë në Tiranë në  18 shkurt për të hapur një faqe të re për jetën dhe mirëqënien e gjithësecilit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy