Për të vërtetuar pasurinë e Mirlinda Karçanajt, ish-drejtoreshës së AKSHI-t, Prokuroria e Posaçme ka përdorur metodën e përgjimit për dy vite me radhë. SPAK thotë se Karçanaj ka nënshkruar kontrata fiktive qiraje, ndërsa në të vërtetë ajo ka në pronësi të saj disa apartamente.



