Negociatat me BE, Basha nga Berlini: Mbështesni ëndrrën e shqiptarëve

Negociatat me BE, Basha nga Berlini: Mbështesni ëndrrën e shqiptarëve

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga Berlini ka deklaruar se i kanë kërkuar mbështetje grupit të CDU-CSU për hapjen e negociatave me Shqipërinë. 

Në një video të postuar në rrjetin social "Facebook" nga Bunderstagu, Basha tha se PD ka kërkuar mbështetje për Shqipërinë dhe shqiptarët, për një ëndërr siç është ajo e anëtarësimit në BE.

"Sot kemi kërkuar mbështetjen e grupit CDU-CSU për hapjen e negocviatave me Shqipërinë, vendim i cili do të merret pas rekomandimit të KE. Kemi kërkuar mbështetjen si një akt që do të ndihmojë Shqipërinë dhe shqiptarët në një endërr që e ndajmë të gjithë, të anëtarësimit në BE, por edhe si një përpjekje të shtuar për të plotësuar kriteret e pa plotësuara në luftën kundër krimit, korrupsionit, reforma në drejtësi, reforma në administratën publike, respektimi i të drejtave të njeriut të nëpërkëmbura, sic ishte rasti i Kukësit. Të gjitha këto janë shqetësime të thella të partnerëve tanë, janë arsye të mëdha për të dyshuar", thekson Basha.

Më tej kryedemokrati deklaroi "se në emër të PD i kemi garantuar që ta shohin këtë si një proces që mundëson vazhdimin e betejës për të çmontuar krimin e organizuar dhe kapjen e shtetit nga krimi i organizuar, për të çmontuar narkoshtetin, për të luftuar korrupsionin, për të vendosur të gjithë qytetarët të barabartë përpara ligjit, për të vendosur politikanët e korruptuar para drejtësisë. Për të çliruar ekonominë nga monopolet dhe oligarkia, për të rikthyer konkurrencën si parakusht përt zhvillimin ekonomik. Përmes hapjes së negociatave kemi kërkuar që të fuqizojmë betejën tonë si opozitë për një Shqipëri të çliruar nga padrejtësia, të çliruar nga përqëndrimi i pushtetit në një dorë të vetme dhe të çliruar nga krimi i organizuar dhe korrupsionit".

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy