
Në këto zgjedhje kryeministri Edi Rama sipas analistit Artur Zheji kërkon dy fitues, veten dhe kreun e opozitës Lulzim Basha.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV Zheji tha se nëse Rama fiton mandatin e tretë do të ketë të sigurt edhe një të katërt, ndërkohë që shtoi se PD do të përçahet nëse Basha largohet.
“Rama do dy fitues, do veten dhe Bashën. Ka të drejtë Rama kur thotë nuk ka diskutim me ndoshta. Nëse Rama fiton mandatin e tretë ka fituar edhe mandatin e katërt sepse PD do të përçahet dhe do ti duhet kohë të rimëkëmbet. Ato vota që po numërohen, në ato të pavlefshme tregojnë detaje dhe detajet tregojnë djallin”, tha Zheji.



