Bashkia e Tiranës zëvendësoi bonusin e bebes me një shportë produktesh

Bashkia e Tiranës zëvendësoi bonusin e bebes me një shportë produktesh

Partia Demokratike ka denoncuar sot se Këshilli Bashkiak i Tiranës ka zëvendësuar bonusin e bebes prej 50 mijë lekësh me një shportë produktesh.

Përmes një prononcimi për mediat nga materniteti “Koço Gliozheni”, zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa denoncoi se Këshilli Bashkiak i Tiranës hoqi fondin për bebet, pasi u tenderua kompania e cila do të japë produkte me vlerë më të ulët.

Me një llogari të thjeshtë, nëse përpjesëtojmë vlerën e tenderit me vlerën e shportave, i bie që secila shportë të ketë 40 mijë lek të vjetra mall brenda, për t’ia dhuruar bebeve të Tiranës. Ndërkohë që bonusi ishte 50 mijë lek, me produkte sikur t’i marrim të mirëqëna në atë vlerë, do të marrin 40 mijë lek, 10 mijë lek të vjetra të hequra që sa vijnë në jetë në maternitetin publik të Tiranës”, shprehet Zhupa.

Së dyti, sipas Zhupës, ka të bëjë me produktet që ka brenda shporta që është vendosur për t’iu dhuruar nënave dhe bebeve të qytetit të Tiranës.

Kemi të bëjmë me një shportë e cila është e njëjtë për të gjithë bebet që do të vijnë në jetë në Tiranë. Kjo shportë përmban produkte që nga shampo e deri tek vaji dhe pelenat, të cilat me hulumtimin tonë në treg në rast se do t’i blesh me çmimin më të shtrenjtë që mund të gjesh në farmaci apo në market, duke u nisur nga kriteret që kanë vendosur vetë autorët e tenderit, nuk shkon më shumë se 32 mijë lekë të vjetra. Pra, ky është problemi i dytë dhe së treti unë si nënë e re e di shumë mirë që nuk mund të gjenden dy fëmijë që përdorin të njëjtat produkte dhe që kanë të njëjtën lëkurë dhe të njëjtat nevoja”, tha ajo.

PD i bën thirrje kryebashkiakut Erion Veliajt dhe Këshillit Bashkiak të Tiranës që të rikthejë bonusin e bebeve për nënat e Tiranës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy