Zgjedhjet e 14 majit/ Kuvendi miraton fondin për financimin e partive politike 

Zgjedhjet e 14 majit/ Kuvendi miraton fondin për financimin e partive politike 

Kuvendi i Shqipërisë me 57 vota pro, ka miratuar dhënien e fondeve për partitë politike në zgjedhjet e 14 majit.

Fondi i miratuar në  seancën e sotme plenare për financimin e partive politike, do llogaritet sipas rezultatit të zgjedhjeve të 2015.

Janë në total 11 parti që përfitojnë nga fondi vjetor, mes të cilave edhe “Nisma Thurje” e vetmja forcë politike që ka marrë para edhe pse në zgjedhjet e 25 prillit 2021 nuk siguroi asnjë mandat deputeti.

Sipas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Partia Socialiste përfiton rreth 151.5 milionë lekë, ndërsa Partia Demokratike e udhëhequr nga Enkelejd Alibeaj, ka marrë 104 milionë lekë.

Pa një fond nga ana e KQZ ka mbetur grupi i udhëhequr nga ish-kryeministri Sali Berisha, ndërsa Ilir Meta rreth 15 milionë.

Kuvendi ka rrëzuar sot kërkesën e deputetëve të Partisë Demokratike për ngritjen e një Komisioni Hetimor për portin e Durrësit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy