
Shoqëria civile në Shqipëri ka dalë sonte në një protestë përpara ambasadës ruse në Tiranë, për të bërë thirrje që të ndalojnë bombardimet e Rusisë në Ukrainë.
Protesta e tyre, siç është njoftuar, ka ardhur në shenjë solidarizimi dhe mbështetje për popullin ukrainas.
Me pankarta në duar kërkohej që të ndalet lufta në Ukrainë.
Në lulishten para Ambasadës protestuesit kanë ndezur qirinj për jetët e humbura në Ukrainë.
Shoqëria civile më herët kanë bërë me dije se kjo nuk është një protestë kundër popullit rus, porse kundër depërshkallëzimit të qeverisë së presidentit rus Vladimir Putin në Ukrainë.



