
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, ku temë krysore ishte situata e sigurisë në Kosovë.
Takimi mes Presidentes të Kosovës dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s është zhvilluar në margjinat e Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Budapest të Hungarisë.
Diskutime të vazhdueshme me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për situatën e sigurisë në Kosovë, si dhe rolin e kontributin e KFOR-it për paqe e siguri në vendin tonë.
Në këtë samit, ku po e përfaqëson Kosovën, e para vendit ka pasur takime të shumta me liderë evropianë.
Ndër ta edhe me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Kryeministrin e Britanisë së Madhe, Keir Starmer, Presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, etj.
Von der Leyen-in ka thënë se kanë diskutuar për bisedat të cilat i kanë lënë në gjysmë para disa javësh kur ajo qëndroi për vizitë zyrtare në Kosovë.



