Është shoqëruar me debate dhe akuza edhe mbledhja e kësaj të marte në komisionin e ligjeve. Oerd Bylykbashi i PD-së akuzoi mazhorancën se ligjin për ndihmën juridike po e bën për të mbrojtur kriminelët. Ndërsa kryetari i komisionit Ulsi manja tha për kamerat se Partia i ka vetëm retorik politike luftën kundër krimit dhe drogës.



