Vuçiç pas takimit me Chollet: I kërkova që të ndikojë që Prishtina t’i përmbushë obligimet

Vuçiç pas takimit me Chollet: I kërkova që të ndikojë që Prishtina t’i përmbushë obligimet

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pas takimit me Këshilltarin e Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka thënë se i ka kërkuar kë tij të fundit që të ndikojë që Prishtina t’i përmbushë obligimet.

Bisedë e qëndrueshme dhe e hapur me këshilltarin e Departamentit amerikan Derek Cholet.

Shpreha pritjen që SHBA të njohë përpjekjet e vendit tonë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, si dhe të përdorë ndikimin e saj të padyshimtë dhe të inkurajojë Prishtinën që të përmbushë detyrimet e saj në përputhje me marrëveshjet e pranuara dhe të nënshkruara, por edhe të vazhdojë dialogu në frymën e sinqeritetit dhe çiltërsisë, shkëmbimi i propozimeve për zgjidhjen e sfidave specifike.

Chollet, paraprakisht ishte në vizitë në Kosovë për t’u takuar me krerët institucionalë dhe me liderët e partive politike në vend.

Në komunikatat që u lëshuan nga Presidenca dhe Qeveria pas takimit të presidentes dhe kryeministrit thuhej se procesi i dialogut, propozimi franko-gjerman dhe raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ishin ndër temat e diskutimit.

Chollet tha se SHBA-të presin nga Kosova të përmbushë të gjitha obligimet e saj në dialogun më Serbinë, që përfshijnë edhe themelimin “urgjent” të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy