Vendimin e sotëm të këshillit të mandateve dhe imunitetit për të dhënë ndoshta nesër në orën 10:00 një vendim për heqjen apo të imuniteti për deputetin e PS-së, Saimir Tahirin e ka komentuar edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Nga selia e partisë ajo e ka konsideruar këtë një vendim që pengon drejtësinë për të zbardhur të vërtetat.
"Kryeministri dhe mazhoranca sot tregoi përfundimisht qartë shkallën e inkriminimit pa kthim të përfshirjes dhe mbështetjes së tragjedisë së drogës që po përjeton populli shqiptar. Kryeministri dhe mazhoranca humbi sot mundësinë e fundit për të treguar vullnet që drejtësia të bëjë punën e saj. Cilido qoftë votimi i saj nesër kjo nuk ka rëndësi. Të gjithë shqiptarët u bënë dëshmitarë të qëndrimit të paprecedent duke penguar zbardhjen e një veprimtarie kriminale edhe me dimension ndërkombëtar.
Mbledhja e sotme e cila kishte në shqyrtim imunitetin e mandatin që lidhej me trafikun ndërkombëtar të drogës dhe të armëve duhet të ishte mbledhja më e shkurtëer në historinë e parlamentarizmit, pasi lidhet me veprimtarinë më të rëndë kriminale që ky komision ka marrë në shqyrtim. Është fare e qartë nga sot që ky kryeministër e mazhoranca e tij e kanë gëlltitur Kusinë e Çorbës së prishur deri në lugën e fundit. Ky kryeministër dhe Haki Çako vazhdojnë akoma të jenë në detyrë si garantë të trafikut të drogës pasi nga dje dhe sot janë kapur 3.5 ton drogë me vlerën që kalon 35 milion euro. Çdo ditë e vazhdimit të tyre në krye të qeverisë e policisë është një ditë e bardhë për trafikantët dhe ditë e zezë për shqiptarët", tha kryetarja e LSI-se.
Nder te tjera ajo i beri thirrje mazhorances dhe kryeministrit qe te mos bejne presione mbi sistemin e drejtesise.
" Ju bëj thirrje maxhorancës dhe kryeministrit të heqin dorë nga sulmet, presionet dhe shantazhet politike ndaj drejtësisë", tha ajo.



