
Deputeti i PD-së, Edi Paloka, në një komunikim me studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV tha se bisedimet që PD të dilte me një kandidat të përbashkët dështuan.
Sipas tij kërkesat e grupit të Alibeajt i kaluan qëllimet që kishin bisedimet.
Ne po vazhdojmë me procedurat, me procesin njësoj siç i kemi planifikuar.
Shpresonim të ndryshonte diçka për mirë dhe vetëm një qëllim kishin ato bisedimet që të dilnim me kandidatë të përbashkët, por nuk u arrit për arsyet që tashmë janë bërë publike.
Kërkesa e tyre i kaluan qëllimet që kishin bisedimet dhe jemi po aty ku ishim.
Pra kemi primaret, do të nxjerrim kandidatët për zgjedhjet dhe ndërkohë edhe me protestat dhe mënyrat e tjera të reagimit të kësaj qeverie.



