Nazarko: PD nuk ka asnjë klan, Berisha do të jetë një ‘baba’ që do e bashkoj

Nazarko: PD nuk ka asnjë klan, Berisha do të jetë një ‘baba’ që do e bashkoj

Analisti Shpëtim Nazarko ka komentuar në studion e MCN Live edhe situatën e krijuar në Partinë Demokratike ku u shpreh se nuk sheh që kjo parti të ketë ndonjë klan ndërsa theksoi zgjedhjet e 6 marsit nuk kishin ndonjë filozofi të vështirë për të kuptuar strategjinë e Partisë Socialiste.

Ai tha se foltorja mund të marrë fuqinë, ku Berisha do të marrë rolin e një ‘babai’ që do bashkoj PD dhe pas 6 muajsh del në pension duke lënë një tjetë në krye të saj.

Mendoj se nuk kemi asnjë klan në PD, por të gjithë kanë rënë viktimë e një loje të  vogël. Kjo parti nuk ka më ideologji të caktuara. Zgjedhjet e 6 marsit nuk ishte ndonjë gjë e vështirë për të kuptuar sepse filozofia e PS ishte e thjeshtë. Mjafton që Berisha të dilte i dyti në Shkodër dhe PS të ishte e lirë në Durrës. PS i intereson një PD që është poshtë Berishës, dhe këtë njerëzit që merren me Berishën duhet ta kishin kuptuar para zgjedhjeve. PS është duke bërë politikë për të shkaktuar krizë. Historia e Salianjit dhe Gridës aty po ndodh në pikëpamje të përgjithshme Bashën e heq qafe Berisha, Berishën Amerika dhe ne do jemi të lirë në rrugën tonë. Këtu është Berisha që është më i zoti dhe thotë të bëhemi bashkë njëherë dhe pastaj unë iki dhe aty vendos një alla Basha dhe unë shoh rrugën time me amerikanët pastaj. PD duhet të ishte me alarm permanent që duke pasur një PS sipër mund të ketë disa plane dhe ajo që bëri PD nuk është asgjë tjetër vetëm një ëndërr që s’ka asnjë vlerë duke ndryshuar qëndrimet. Aty foltorja mund të marrë fuqinë, Berisha bhet një baba që do bashkoj PD dhe pas 6 muajsh del në pension duke lënë një tjetër në krye të saj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy