Nesër raundi i dytë për zgjedhjen e Presidentit, Meta: Po presim opozitën

Nesër raundi i dytë për zgjedhjen e Presidentit, Meta: Po presim opozitën

Kreu i LSI dhe njëherësh, kreu i Kuvendit Ilir Meta, duke folur në fund të seancës së raundit të parë për zgjedhjen e presidentit, e cila dështoi për shkak se nuk kishte asnjë kandidat, u shpreh se po pritet opozita për të bashkëpunuar për të zgjidhur Kreun e Shtetit.

Po ashtu, Meta ka bërë me dije se raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit do të mbahet ditën e nesërme, ndërsa bëri thirrje edhe një herë për dialog mes opozitës dhe mazhorancës.  

“Ezaurimi i raundit të sotëm pa kandidat ishte durim i vullneti për të pasur mundësi për të biseduar me opozitën. Pasi dihet që kjo mazhorancë i ka numrat për të zgjedhur Presidentit, por besojmë se ky është një proces që kërkon edhe bashkëpunimi e PD-së. Raundi do të jetë nesër, në seancë më vete përveç seancës së zakonshme. Ishte një kërkesë e grupit parlamentar të shumicës.

Ne do ta PD presim brenda gjithë mundësive, po nuk mjafton vetëm ne ta presim por duhet edhe opozita të vijë.”, -tha Meta. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy