
Socialogu Ergys Mërtiri nga studio Të Paekspozuarit në MCN TV sqaroi arsyen pse në duelin Berisha-Basha ai është pozicionuar me këtë të fundit.
Sipas tij Berisha nuk ka asnjë mundësi për të mundur Ramën, ndërsa te Basha shenj një gjysmë shanci për ta bërë këtë.
Meqë ra fjala kam bërë një shkrim sot dhe kam sqaruar se skena sot eshte bipolare. Lufta ka dy palë, po të dilte një grup i tretë do isha me të. Tani në këto kushte mes të dyve bëj një analizë se kush midis këtyre të dyve ka një forcë për të mundur Ramën dhe Berisha nuk e ka. Berisha në 2013 humbi Shkodrën dhe Kavajën dhe sot është dhe non grata.
Basha është më ndryshe ka gjysmë mundësie se tani duke pasur timonin vetëm dhe po të di të bëj gjënë e duhur ka një shanc. Partia Demokratike ka një derë të madhe nga hyhet kaq. Nëse e mer Sali Berisha ajo do shndërrohet në një parti thjesht në funksion të mbrojtjes së Berishës.



