HEC-et në kanione, Rama nga Berati: Nuk do t'i vemë minën Shqipërisë. Meta më ka njohur me kanionet

HEC-et në kanione, Rama nga Berati: Nuk do t'i vemë minën Shqipërisë. Meta më ka njohur me kanionet

Kryeministri Edi Rama nga Berati tha se do të jenë shumë të vëmendshëm dhe do të veprojnë me vetëdije të plotë kombëtare në lidhje me ndërtimin e HEC-eve. Këto deklarata kreu i qeverisë i bëri në përfundim të mbledhjes së qeverisë, e cila këtë të premte u ndal në qytetin e Beratit.

"Jemi edhe më të vendosur dhe më të vëmendshëm se ne nuk do ti vëmë asnjë minë Shqipërisë në asnjë sektor. Me HEC-et e trashëguara ka gjithmonë probleme, siç ndodhi me Valbonën ku ne e minimizuam atë që pritej të ndodhtë, për shkak të një serie lejesh. Ne nuk do lejojmë asnjë vepër industriale aty ku cënohet e ardhmja e industrisë kryesore të këtij vendi, që është turizmi. Do të jemi të vëmendshëm dhe do të veprojmë me vetëdije të plotë kombëtare", tha kreu i qeverisë.

Kryeministri Rama ka komentuar edhe qëndrimin e presidentit Meta për plotfuqishmërinë për negociatat me Greqinë.

Ndaj me presidentin të gjithë dashurinë dhe vëmendjen për kanionet. Une e kam dhënë përgjigjen time dhe nuk i lëviz asnjë presje. Nëse keni ardhur deri këtu për të nxjerr ndonjë lajm, se janë krisur marrëdhëniet e mia me presidentin, por ke gjetur vendim më të gabuar. Përgjigja ime nuk është as ironike dhe nuk dua aspak që ti iki pyetjes. Presidenti ka qenë ai që më ka njohur me kanionet dhe më ka intriguar për të bërë rafting", deklaroi Rama.

Kryeministri Rama bëri me dije se është hartuar për herë të parë një program i mirëfilltë punësimi nga persona të besueshëm dhe me ekspertizë ndërkombëtare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy