Miratohet projektligji për trajtim financiar të minatorëve

Miratohet projektligji për trajtim financiar të minatorëve

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar projekt-ligjin për trajtim financuar të minatorëve dhe të naftëtarëve.

Pr/ligji mori 77 vota pro, 12 kundër dhe 9 abstenim.

Partia Socialiste kishte propozuar projekt-ligjin për trajtim finaciar të këtyre profesioneve, të cilat konsiderohen të vështira. Gjatë ditës së sotme, ministrja Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, tha se ky projektligj u jep një trajtim suplementar shtesë tre kategorive të profesioneve më të vështira, minatorëve nën tokë, punonjësit e industrisë së naftës dhe gazit dhe metalurgjisë.

Për ti qëndruar strikt fjalës së dhënë kemi përpara një projektligj, i cili vendos  trajtimin financiar suplementar për profesionet e vështira dhe shumë të vështira të minatorëve, të punojësve të naftës, gazit dhe metalurgëve. Ky projektligj është trajtim financiar shtesë mbi atë që ata kanë fituar deri më tani dhe duhet ta them që nuk është një status për këto profesione, pasi statusi është me spektër më të gjerë që lidhet, jo vetëm me përfitimin financiar në moshë pensioni, por është një trajtim financiar suplementrar”, deklaroi kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Sipas Ballës, projektligji ju jep pension para kohe deri në 10 vjet para moshës normale të daljes në pension dhe vlera totale arrin 15 mln dollarë në vit.

Para votimit, deputeti Ismet Beqiraj kishte kërkuar zgjerimin e fashës së përfituesve, që të përfshihen edhe punonjësit e Institutit të Naftës.

Nga ky projektligj përfitojnë 13300 minatorë, 7600 naftëtarë, 2500 metalurgë

Kundër projektligjit u shprehën edhe minatorët, të cilët protestuan sot para parlamentit. Ata thanë se shtesa 1% për pensionin është e pamjaftueshme dhe shtuan ndër të tjera se kërkesa e tyre është miratimi i statusit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy