Zgjedhjet në PD Korçë nën tension, Xhindole: Procesi i paqëndrueshëm, votimi u pezullua disa herë

Zgjedhjet në PD Korçë nën tension, Xhindole: Procesi i paqëndrueshëm, votimi u pezullua disa herë

Procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të degës së Partisë Demokratike në Korçë është shoqëruar me tensione, kontestime dhe ndërprerje të përsëritura, për shkak të mosmarrëveshjeve mbi listat e anëtarësisë.

 

Sipas raportimeve nga terreni, disa anëtarë që pretendojnë se kanë mbajtur funksione drejtuese në degë nuk janë lejuar të votojnë, pasi emrat e tyre nuk figuronin në listat zyrtare. 

 

Kjo situatë ka sjellë përplasje mes komisionerëve zgjedhorë, të cilët rreth 40 minuta pas nisjes së procesit e pezulluan votimin dhe u tërhoqën nga qendra e votimit, duke marrë me vete materialet zgjedhore. Tensione janë regjistruar edhe mes deputetëve të pranishëm. 

 

Duke folur për MCN TV, gazetarja Elsa Xhindole deklaroi se procesi zgjedhor është shoqëruar me probleme që në orët e para dhe ka pësuar disa ndërprerje.

 

Procesi ka nisur me problematika të shumta. Anëtarët kanë hasur pengesa dhe më pas është ndërprerë. Pas kësaj situate, drejtuesi politik Ivi Kaso ka deklaruar se personat që nuk figurojnë në lista dhe nuk kanë kartën e anëtarësisë nuk mund të marrin pjesë. 

 

Pas rreth një ore procesi rifilloi, por aktualisht është pezulluar sërish. Në orët në vijim pritet të shihet nëse do të vijojë procesi. Nga ana tjetër është kërkuar rishikimi i listave, ndwersa tensionet kanë arritur deri te grisja e disa listave.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy