Gazetarja Klodiana Lala tha në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se dosja “Bankers” duhet t’i kalojë Prokurorisë së Posaçme, në mënyrë që hetimit t’i shkohet deri në fund. Një hetimi tillë sipas saj mund të nxjerrë edhe emra zyrtarësh të lartë të përfshirë gjatë viteve që kjo kompani ka operuar në vendin tonë.
Bankers nuk operon sot në vendin tonë. Ka pasur dyshime që janë përfshirë zyrtarë të lartë. Prokuroria e Fierit t’ia kalojë Prokurorisë së Posaçme, e cila ka atributin për të hetuar zyrtarë të lartë.
E vetmja mënyrë që kjo çështje të ecë përpara është t’i kalojë Prokurorisë së Posaçme. Si ka mundësi që një kompani e huaj ka interes të blejë Bankersin. Ose e kanë të sigurt që do të mbyllet dhe i kanë të rregulluara punët me qeverisë ose pastaj fitimi është aq i madh saqë ia vlen çdo përpjekje.



