Bylykbashi për Primarët në PD: Do të votojnë anëtarët dhe simpatizantët

Bylykbashi për Primarët në PD: Do të votojnë anëtarët dhe simpatizantët

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, teksa foli në emisionin “Të paekspozuarit” në MCN TV lidhur me primaret në PD, tha se ato do të organizohen për zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm, dhe në të ftohen të marrin pjesë anëtarët, por edhe simpatizantët.

Ai shpjegoi se ata mund të regjistrohen edhe online.

Edhe hapjen e partisë edhe fuqizimin e organeve kolegjiale, ne vendosëm që t’i jepnim të drejtën e primareve anëtarëve dhe simpatizantëve.

Në atë kohë kur hartohej në nëntor se në dhjetor u miratua, ende nuk dihej kush do të drejtonte si do të ishte partia pra ishim para një problemi shumë të madh. Kishte edhe kërkesa që thoshin se jo duhet ta mbajmë të mbyllur siç e bëmë me 6 mars.

Vendimi kësaj radhe dhe unë e kam guxim për të fituar, por ky ishte edhe lajtmotivi i vendimmarrjes që do të ne do të guxojmë për të fituar pjesë e këtij ishte edhe hapja e primareve përtej anëtarësisë. E para keni të drejtë të regjistroheni. Regjistrimi është databazë. Është i hapur.

Regjistrimi është një nevojë e jona që të kemi një databazë, nuk është kondicion. Mund ta bësh online. Ju mund të regjistroheni dhe regjistrimi mbyllet 5 ditë para.

Simpatizantët janë të gjithë ata që zgjedhin të kontribuojnë aktivitetet publike dhe  veprimtarinë e partisë demokratike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy