Sejamini: Aromë fekalesh, kulla të larta, betonizim masiv, kjo është Tirana sot

Sejamini: Aromë fekalesh, kulla të larta, betonizim masiv, kjo është Tirana sot

Në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Neritan Sejamini ka folur për tetë vitet e Erion Veliajt në krye të Bashkisë së Tiranës, duke përshkruar kryeqytetin që kemi sot.

Sejamini rreshtoi të gjithë "punët" e Veliajt, ndër to betonizmi, ndërtimi i kullave të larta dhe injorimi i infrastrukturës, kanalizimeve, etj.

Një ditë vere në Tiranë, në bulevardin kryesor, ti ecën dhe afshi i fekaleve në Lanë mbulon gjithçka. Është afsh mbytës. 31 vjet kryeqyteti i Shqipërisë, derdh ujërat e zeza. Njerëzit dhjesin në shtëpi dhe derdhet në Lanë. Ky vend nuk ka Bibliotekë Kombëtarë, është dy dhoma e kuzhinë. Nuk ka Teatër. Një Teatër kukullash e kanë spostuar. Nuk ka terrene sportive. Ka një stadium, që është gjelltore e madhe. Nuk është vetëm faji i Veliajt. Ka shumë probleme të zhvillimit tonë. Por zoti Veliaj nuk i ka patur kurrë prioritet këto gjëra.  Ky projekt po shkatërron çdo lloj gjurme historikë, çdo lloj shije, çdo lloj identiteti. Ky është faji i kryetarit të Bashkisë. Kjo është Tirana ku ne jetojmë sot.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy