Basha: Pas 25 prillit, PD do bëjë gjithçka që integrimi drejt BE të jetë sukses

Basha: Pas 25 prillit, PD do bëjë gjithçka që integrimi drejt BE të jetë sukses

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me ministrin e Jashtëm të Hungarisë Péter Szijjártó, ndërsa ka dhënë një prononcim për mediat.

Gjatë fjalës së tij Basha tregoi disa detaje nga biseda me zyrtarin e lartë, duke shtuar se pas 25 prillit do të nisë një epokë e re për vendin tonë.

Takova zotin ministër të Jashtëm të Hungarisë në selinë e PD, të një vendi mik, që ndajmë miqësi që nga koha e Skënderbeut. Shpreha mirënjohjen time dhe të PD për mbështetjen që Hungaria i jep Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt BE.

Për fat të keq kemi humbur 8 vite, Shqipëria ka mbetur në vend numëro, për shkak të kryeministrit në ikje, Edi Rama, i cili ka vënë interesat e veta mbi ato të shqiptarëve. E garantova ministrin se pas 25 prillit do të kemi një erë të re, për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit drejt BE, duke nisur me plotësimin e kushteve që do të çojnë në hapjen e negociatave”, u shpreh Basha.

Më tej ai përmendi edhe kushtet nga BE, për të cilat tha se, nga 3 u bënë 5 dhe më pas 9. “I garantova se PD dhe opozita e bashkuar do të bëjnë gjithçka që pas 25 prillit edhe procesi i integrimit europian të jetë një sukses. Pas 25 prillit të hapim negociatat dhe të përmirësojmë klimën e biznesit”, tha Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy