Kreu i Lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj deklaroi në emisionin “Zonë e Lirë” se ligji për referendumet do t’i japë shoqërisë një armë në momentet kritike, duke sjellë në vëmendje modelin zviceran. “Ligji për referendumet do të jetë shpëtimi i kësaj republike”, theksoi ai.
Lidhur me depolitizimin e administratës zgjedhore, Lapaj the se duhet të përfshihet trupa e profesioneve të lira. “Po manipulove përveç se shkon në burg, humbet edhe licencën”, u shpreh kreu i Lëvizjes "Shqipëria Bëhet".
Gjithashtu ai shprehu bindjen se Gjykata Kushtetuese do të japë një vendim për hapjen e listave në zgjedhje.
Ndër të tjera, Lapaj tha se angazhimi i tij publik është që të ndërtojë një rrugë të standardeve botërore nga Shkodra në Sarandë.
“Dy rrugë kryesore me pagesë janë në Veri të vendit, ky është gabim i madh. Nëse një ditë Adriatik Lapaj është njeriu që e ka në dorë, nga Shkodra në Sarandë do ndërtohet një autostradë e niveleve botërore. Nga Qafë Thana në Durrës do ndërtohet aksi i dytë, ku do kalojë gjithë trafiku i automjeteve tregtare, që janë trajlerat e me radhë”.



