Basha nga Mallakastra: Të dielën do vendosim të vazhdojmë betejën tonë kundër regjimit Rama-Doshi

Basha nga Mallakastra: Të dielën do vendosim të vazhdojmë betejën tonë kundër regjimit Rama-Doshi

Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike dhe kreu në detyrë i kësaj partie, Lulzim Basha gjatë një takimi të sotëm me demokratët e Mallakastrës, deklaroi se të dielën do të vendoset të vazhdohet me gjithë forcën tonë betejën kundër regjimit.

Basha tha më tej se do t’i kthejmë vendit demokracinë dhe përmes saj ndryshimin.

Jemi përfshirë në këtë garë të brendshme dhe me gjithë avantazhet dhe bukurinë që ka, ekziston rreziku i dorëzimit para atyre që 25 Prillin për interesa afatshkurtra nuk e konsiderojnë si masakër zgjedhore, por fitore të Edi Ramës, apo humbje të PD-së.

Të bësh këtë, të ngutesh drejt kësaj do të thotë t’i biesh me shkelm sakrificës suaj. E vetmja gjë që kam kërkuar është që të kemi një qëndrim për 25 Prillin, pasi varet jo vetëm fati i PD-së, por Shqipërisë. Të dielën sytë e shqiptarëve do të jenë sërish të drejtuar nga PD.

Nuk dorëzohemi përballë maskarës zgjedhore. Së bashku me shumicën e shqiptarëve do sjellim ndryshimin që njerëzit duan dhe meritojnë”, deklaroi Basha.

Zgjedhjet për kreun e PD, do të mbahen të dielën, më 13 qershor.

Në këtë garë, konkurentë janë Lulzim Basha, Edith Harxhi, Fatbardh Kadilli dhe Agron Shehaj,

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy