Avokatja Alesia Balliu thotë se opozita është në minorancë dhe e ka të pamundur që të mposhtë sistemin e korruptuar qeverisës.
Duke folur për “MCN Informacion” ajo deklaroi se një opozitë e dobët nuk ngjall shpresë dhe se ta futësh në këtë moment në zgjedhje të parakohshme, opozita nuk është gati.
Sipas saj, AKSHI ka cenuar sigurinë kombëtare dhe për këtë arsye duhet të ketë zgjedhje të parakohshme dhe qeveri teknike.
Unë nuk e shoh se populli është gati dhe është dakord me lidershipin e Partisë Demokratike. Janë në minorancë dhe e ka të pamundur që të mposhtë këtë sistem të korruptuar. Një opozitë e dobët, është një opozitë që nuk ngjall shpresë dhe është një opozitë jo serioze.
Nuk rrëzohet asnjë lloj regjimi kështu. Edhe socialistët janë të lodhur vetë, por dhe ato e kanë të pamundur se Rama ka futur spektrin rilindje, që është i zhytur me korrupsion. Përballë këtij fakti, populli thotë se kemi gjithë qeverinë të korruptuar dhe liderin e opozitës supet të korruptuara.
Ka dy gjëra që duhet të ketë opozita, zgjedhje të parakohshme dhe qeveri teknike. Por ta futësh në këtë moment në zgjedhje, opozita nuk është gati.
Për sa kohë Berishës i ka mbaruar koha politike, opozita është një kufomë politike. nuk mendoj se PD është gati për të hyrë në zgjedhje.
AKSHI ka cenuar sigurinë kombëtare, për mua duhet të ketë zgjedhje të parakohshme dhe qeveri teknike. Drejtori si të AKSHI-t ke të shumta.



