
Analisti Andi Bushati, në analizën e tij në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN Tv, tha se Edi Rama, shkon në zgjedhje pa i interesuar asnjë votë nga shtresat sociale.
Sipas tij, kjo lloj diktature që ka krijuar, ka bërë që ai ta mbyll mekanizmin e votës, sepse ato i ke vet ai.
Ramës mund ti vesh 1 milion epitete por idiot nuk mund ti thuash.
Ai nuk është idiot por ka kuptuar një gjë, që ka mbyllur mekanizmin e votës. Dhe prandaj nuk i intereson as pensionisti, as myslimani, as ai që ka tokat në Zvrnec, prandaj ai e di qe nuk ka më votime, Enver Hoxha, bënte ç’të donte se në fund i kishte votat vet.
Kur behet diktaturë, kjo bie, ky diskutimi a e kënaqe një shtresë sociale a je simpatik për këtë shtrese, jo ai thotë këtë do ja japësh këtij, ky bën si të dojë, etj.
Pse, pse nuk u intereson më publiku këtyre, e ka bërë Shqipërinë pronë të veten, zgjedhjet janë vetëm iluzion në këtë vend.



