Planet e Bashës pas protestës: Jemi sërish në sheshe (VIDEO)

Planet e Bashës pas protestës: Jemi sërish në sheshe (VIDEO)

Kreu i Partisë Demokratike doli para mediave sot për të falënderuar qytetarët që mbështetën dje protestën e opozitës. Në një prononcim në mesditë, Basha e cilësoi protestën e djeshme një vërshim popullor që përcolli mesazhin e shpresës.  

“Vërshim popullor, qindra e mijëra qytetarë. Dua t’i falënderoj të gjithë. Bashkimi i djeshëm i shqiptarëve është mesazhi më i qartë se shqiptarët nuk e pranojnë më këtë gjendje. Ky bashkim gjigant vullnetesh i tregoi botës mbarë se në Shqipërinë që e njohin si vendi i drogës dhe korrupsionit të Edi Ramës, ka një popull që e do lirinë dhe demokracinë dhe është i gatshëm të punojë për ta arritur”, tha Basha.

Kreu i demokratëve tha se protesta e djeshme tregoi se qytetarët shqiptarë treguan dje se nuk pajtohen me gjendjen e vendit. Ai e cilësoi protestën një mbështetje masive për kauzën e opozitës.

“Është një mesazh i fuqishëm që tregon që shqiptarët kanë vendosur të mos ulin më kokën. Është një mesazh i fuqishëm mbështetjeje për opozitën, kauzën tonë antimafia, që do të shkëpusë lidhjet me krimin dhe përmes reformës zgjedhore të garantojë zgjedhje të lira. Falënderoj edhe ish-votuesit e qeverisë. Fitorja e kësaj beteje është një ogur i mirë për luftën në të cilën është angazhuar opozita. Jemi të vendosur e të qartë nga mesazhi i shpresës që dhanë dje shqiptarët”, tha Basha. 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy