
Politologu Ilir Kalemaj për situatën në Veri të Kosovës deklaroi se Albin Kurti mund të jetë korrekt por ka zgjedhur kohën e gabuar, rrethanat e gabuara, ndërkohë që Aleksandar Vuçiç ndodhet në situatë të vështirë për shkak të zhvillimeve në Serbi.
Nga studio e MCN Live, ai tha se në këto momente që zbrazet gjysma e Veriut dhe shkojnë të mbështesin Vuçic, megjithëse amerikanët i kishin kërkuar Albin Kurtit që të mos shkonte në godinat qeveritare, ai shkoi në godinat qeveritare dhe u shoqërua me trupa.
Referuar draft-propozimit të Kryeministrit Edi Rama për asociacionin, Kalemaj tha se gjatë këtyre ditëve ai nuk ka qëndruar pasiv dhe se gjithçka është zhvilluar këto ditë
Rama nuk ka 6 muaj që po merret me asociacionin, është zhvillim i këtyre javëve të fundit. Maksimumi nga marrëveshja e Ohrit që nuk u firmos as nga Kurti as nga Vuçiç.
Kurti është treguar dembel politik, çfarë e pengonte këtë zotëri që të propozonte një draft-propozim siç e kërkonin ndërkombëtarët.
Kurti ka refuzuar të propozojë një draft-asociacioni. Draft-asociacioni që Kurti nuk e propozoi. Kurti minimalisht do propozonte këtë draftin kroat.
Rama shfrytëzon këtë vakum për tu faktorizuar ndërkombëtarisht si faktor stabilitetit në Ballkan, që mbaj Vuçiç në lojë dhe mban Kurtin nën kontroll.
Si politikan po vepron në mënyrë inteligjente për tu faktorizuar ndërkombëtarisht, ndërkohë që heq vëmendjen në vend nga Vangjush Dako dhe zhvillimet në vend.
Si mund të ndërhysh në një shtet sovran, t’ia propozosh direkt Scholz dhe Macron ndërkohë që mund të ketë shumë rrisqe brenda saj.



