Tritoli ndaj dyqanit të MCN, Balliu: Televizioni po denoncon aferën e AKSHI-t. Absurde mungesa e reagimit (VIDEO)

Tritoli ndaj dyqanit të MCN, Balliu: Televizioni po denoncon aferën e AKSHI-t. Absurde mungesa e reagimit (VIDEO)

Deputeti i PD-së Klevis Balliu tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Live se AKSHI është prova më e qartë e ekzistencës së narkoshtetit në Shqipëri.

 

Më tej, Balliu tha se është absurde mungesa e reagimit nga institucionet për kërcënimet dhe sulmet ndaj pronarit të MCN TV, Endri Meksit. 

 

AKSHI është prova më e qartë e ekzistencës së narkoshtetit në Shqipëri. Fakti që individë pa asnjë tagër, pa asnjë pozicion kishin në dorë një institucion të tërë vërteton implikimin e kryeministrit. 

 

Ajo çka e bën më të rëndë është përfshirja e karteleve, si banda e Elbasanit. Gerond Meçe trego që pengmarrësit e tij ishin me theks nga Elbasani dhe kur u mor peng u dërgua drejt Elbasanit.

 

MCN Tv nuk njihet si tv opozitar, godet si PD, si rastin e AKSHI. Pronarit të televizionit që po merret me këtë çështje, i janë bër 3 atentate.

 

Kur një pronar media mund të kërcënohet në këtë mënyrë dhe nuk ka as reagime nga qeveria. Kryeministri duhet të kërkonte hetim urgjent sesi një Tv kërcënohet në këtë mënyrë. E shoh rast të rëndë. Ka plot media që në këto vite janë kërcënuar nga pushteti dhe bandat kriminale që janë përfaqësuesit e qeverisë. 

 

Kur e denoncova në Komisionin e Sigurisë, mazhoranca kërkonte të ndërronte diskursin. Ka një palë që ka interesa në vazhdimësinë e këtyre kërcënimeve, është pushteti. 

 

Para 3 ditësh u vendos tritol. Është e papranueshme që një pronari televizioni t’i bëhet atentat dy herë, t’i dalin me maska dhe t’i hedhin tritol në biznesin e tij, është absurde mungesa e reagimit. Po e kthejmë në normalitet sikur nuk ka ndodhur asgjë. Është absurde kur krimi i organizuar kërcënon dhe një institucion siç është media, imagjino ça i bën qytetarëve. 

 

Problemi është që këtu krimi është në bashkëpunim me pushteti politik. Është kjo ajo që e bën atë të rrezikshëm. 

 

E di ça ndodhte të vihej tritoli te CNN apo ndonjë televizion tjetër nëpër botë. Do ishin marrë masa ekstreme.

 

Kur ngrihet çështje për diskutim, kërkohet të ndërrohet diskutimi t’i mbyllet goja opozitës. Politika dhe trafiku i drogës janë 1 dhe përdorin institucionet e shtetit për të mbushur xhepat e tyre. 

 

Agasi kishte nga një pyll në çdo cep.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy