Mbërrin në atdhe trupi i pajetë i deputetit Gjovalin Kadeli (VIDEO)

Mbërrin në atdhe trupi i pajetë i deputetit Gjovalin Kadeli (VIDEO)

Trupi i pajetë i deputetit Gjovalin Kadeli, ka mbërritur nga Italia në Portin e Durrësit. Deputeti Kadeli humbi betejën me jetën nga një sëmundje e rëndë në Itali. Arkmorti me trupin e pajetë është pritur nga familjarë, kolegë, ku mes tyre ishte dhe kryetari I Kuvendit, Ilir Meta. Varrimi I të ndjerit do të bëhët të hënën  në vendlindjen e tij në Lezhë

Familjarë, të afërm, miq, qytetarë dhe kolegë, në mesin e të cilëve dhe kreu i Kuvendit Ilir Meta, kanë pritur mëngjesin e së dielës në Portin e Durrësit, trupin e pajetë të deputetit Gjovalin Kadeli. Ndarjen nga jeta të Kadelit, kryeparlamentari Meta e cilësoi si një ngjarje të trishtuar. Mësohet se varrimi i Kadelit do të bëhet nesër në orën 12:00 në Manati të Lezhës. Ceremonia zyrtare e organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë do të mbahet nesër në orën 11:30 tek varrezat. Gjovalin Kadeli ndërroi jetë në një nga spitalet e specializuara të Italisë pas disa ndërhyrjeve kirurgjikale, si pasojë e një sëmundje të rëndë. Kadeli ishte deputet i Kuvendit të Shqipërisë për dy legjislatura, si dhe anëtar i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy