
Lëvizja ‘Bashkë’ po përgatitet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2025.
Sa i përket aleancave të mundshme të Lëvizjes ‘Bashkë’ me Nismën Thurje të Endri Shabani apo ‘Shqipëria Bëhet’ e drejtuar nga Adriatik Lapaj, kryetari Arlind Qori i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” në MCN , thotë se nuk ka asnjë negociatë me askënd.
Ai thotë se refuzon partitë që një dorë e mbajnë rezervë për Ramën, Berishën e të tjerë
Partitë e reja në Shqipëri dalin çdo dy javë. Formohen parti të njerëzve që dalin nga një parti dhe u bënë thirrje të tjerëve që të bashkohen.
Jam skeptik nga njerëzit që kërkojnë të bashkëpunojnë edhe me mua edhe me Lulzim Bashen, edhe me mua edhe me Alibeajn, d.m.th. ka një gjë këtu që nuk shkon. Nuk e shoh veten në një front me njerëz që kanë qenë në front me Bashën, ose me njerëz që kanë qenë ministra të Edi Ramës, Sali Berishës, Ilir Metës, ose deputet të tyre.
Një njeri që do dorën time dhe t’ja shtrëngoj dorën fort dhe jo ta rrëshqasin dhe ta shohin njeri tjetrin drejt në sy, nuk mundet që dorën tjetër ta mbaj rezervë për të tjerë.
Nuk kam besimin se partitë tjera në Shqipëri për momentin kanë konsekuencë dhe seriozitet. Unë nuk kam besimin në momentin që flasim, se parti të tjera kanë këtë lloj konseguence. Deri tani nuk shoh partner të denjë për të shkuar përpara
Lëvizja Bashkë ka një qëndrim që është antisitemor dhe deri tani nuk shoh partner të denjë për të shkuar përpara.



