Maqedonia e Veriut shpall ”person non grata” një diplomat rus

Maqedonia e Veriut shpall ”person non grata” një diplomat rus

Ambasadori rus në Republikën e Maqedonisë së Veriut Sergej Aleksandroviç Bazdikin është thirrur në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut ku është këshilluar se një nga “diplomatët” e tij është shpallur “Person Non Grata” dhe se i kanë mbetur edhe disa orë për t’u larguar nga vendi.

Lajmi iu dha Bazdikinit nga një zyrtar i Ministrisë së Jashtme në përputhje me protokollin diplomatik. Arsyeja për shpalljen Person Non Grata është përshkruar për shkak të veprimeve jo në përputhje me sjelljen e pritur nga ana e një diplomati të huaj që shërben në një vend mikpritës.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut është duke treguar vigjilencë në ruajtjen e sovranitetit të saj nga sjellja dhe agresioni rus në vend.

Vendimi shënon kështu herën e parë që institucionet e sigurisë dhe lidershipi politik i Maqedonisë kanë shpallur në mënyrë të pavarur një “diplomat” rus si person non grata.

Veprimet e diplomatit të sapo shpallur “non grata” nuk janë bërë publike, megjithatë vlen të theksohen veprimet e fundit të shteteve europiane për të zbuluar grupet e spiunazhit në vendet e tyre, dhe për pasojë, shpalljen e shumë oficerëve rus të inteligjencës si persona non grata.

Maqedonia e Veriut pati marrë masa edhe në vitin 2018 ndaj në “diplomati”, menjëherë pas skandalit të helmimit të Skripalit në Britaninë e Madhe, megjithatë, ky vendim ishte marrë në solidaritet me Britaninë e Madhe, SHBA-në dhe BE-në, raporton Almakos.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy