Në studion e lajmeve në ‘MCN Live’, Dorian Teliti, këshilltar ekonomik në PD, duke komentuar për ngritjen e bordeve deklaroi se ajo që ndodhi me ngritjen e tyre ishte favorizimi i operatorëve të mëdhenj dhe vrasja e konkurrencës së lirë.
Ai tha se ato vetëm sa rënduan situatën pasi sipas tij ne patën çmimet më të larta se vendet e rajonit, ndërsa shtoi se shpreson që gjykata kushtetuese ti anulojë sa më shpejt ato.
Normalisht e bënë këtë vendim nul për ngritjen e bordeve. U ndërmor një praktikë që nuk ishte ndërmarrë në asnjë vend tjetër për të kontrolluar çmimet gjë që nuk ndodhi sepse çmimet u rritën dhe madje ajo që ndodhi ishte vrasja e konkurrencës së lirë dhe të ndershme. Këto borde rënduan situatën, sollën faktin e vrasjes së konkurrencës sepse favorizuan peshkun e madh, operatorin e madh dhe dënoi drejt falimentit të tjerët me vendosjen e çmimeve të bordit. Shpresojmë shumë që në ditët e ardhshme gjykata kushtetuese ta anulojë sa më shpejt këtë iniciativë të gabuar sepse është tregu që vendos rregullat e lojës dhe qeveria mund të ndërhyjë për të minimizuar efektet e krizës.



