
Debatet në emisionin “Të Paekspozuarit”, të Ylli Rakipit, në MCN TV, lidhur me ndërhyrjen e amerikanëve në politikën shqiptare, për gazetarin Mustafa Nano, perceptohet si probleme lokale.
Nano, është i mendimit se PD është parti e mbaruar për faktin se nuk i thotë një “të vdekuri”, si Berisha, që të largohet.
Kur u shpall non-grata Berisha, ai mund të largohej dhe PD mbetej. Berisha largohej dhe PD mund të bëhej më e fortë. Pra gjithçka ndodhi, është produkt i një loje lokale.
problemet janë lokale dhe kanë nisur që në vitin 2013. Në atë vit kishte një shans për ta reformuar Partinë Demorkatike. Por, aty u mor vendimi që lideri i vjetër nuk iku dhe mbeti kryetar de facto. Brenda kampit opozitar nuk u çua asnjeri.
Kjo është një parti e vdekur, e mbaruar. Nuk i thotë një njeriu të vdekur, largohu. Ai ka qenë komanduesi në hije. Basha ka qenë një pupac. PD është parti e mbaruar, në funksion të një njeriu. Ai do të fitojë tani dhe pastaj kur të humbasë zgjedhjet, do të thotë mi vodhi mafia. Partia do të vijojë të jetë në funksion të atij njeriu.



