
Partia Socialiste do të mbledhë sot prej orës 10, Asamblenë Kombëtare.
Gjatë këtij aktiviteti, kryemininistri Edi Rama pritet të shpallë emrat e kabinetit të ri qeveritar.
Deri më tani Rama ka rikonfirmuar publikisht në detyrë Taulant Ballën si kryetar të grupit parlamentar dhe Elisa Spiropalin si minister për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Kryeministri dhe kryetari i PS, do të jetë ai që do mbajë fjalimin, e më pas do të vijojë votimi për zgjedhjen e skuadrës së re.
Në fund të Asamblesë, do të komunikohen edhe anëtarët e Kryesisë së re, drejtuesit politikë të qarqeve dhe Sekretariati Ekzekutiv i partisë.
Rendi i ditës:
Mbështetur në Statutin e Partisë dhe në Rregulloren për Organizimin dhe Funksionimin e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste Neni 4, Sekretari i Përgjithshëm thërret Mbledhjen e Asamblesë Kombëtare me këtë rend dite:
= Hapja e mbledhjes dhe miratimi i rendit të ditës.
= Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste Edi RAMA.
III. Zgjedhja e Kryesisë së re, drejtuesve politikë të qarqeve dhe sekretariatit ekzekutiv të partisë.




