Vendimi i qeverisë/ Lejohen amerikanët të qëndrojnë për 1 vit në Shqipëri pa leje qëndrimi

Vendimi i qeverisë/ Lejohen amerikanët të qëndrojnë për 1 vit në Shqipëri pa leje qëndrimi

Qeveria shqiptare në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave ka marrë vendim që të lejojë shtetasit nga SHBA që të qëndrojnë për një 1 vit në vendin tonë pa patur nevojë për leje qëndrimi.

Sipas VKM, këta shtetas mund të rihyjnë dhe të qëndrojnë pa leje qëndrimi në Republikën e Shqipërisë nëse kanë qëndruar më shumë se 90 ditë jashtë territorit të Shqipërisë.

V E N D I M PËR PËRCAKTIMIN E AFATIT TË HYRJES DHE QËNDRIMIT TË SHTETASVE TË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 29, të ligjit nr.79/2021, “Për të huajt”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe të ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shtetasit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë të drejtë të hyjnë dhe të qëndrojnë pa leje qëndrimi në Republikën e Shqipërisë për një afat deri në një vit.

2. Këta shtetas mund të rihyjnë dhe të qëndrojnë pa leje qëndrimi në Republikën e Shqipërisë për një afat të ri deri në një vit, nëse kanë qëndruar më shumë se 90 ditë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

3. Ngarkohen Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministria e Brendshme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy