“Njerëzit e thjeshtë në burg për një mur, pasanikët e kullave amnistohen!”/ Rama i përgjigjet qytetarit: Blejnë drejtësinë!

“Njerëzit e thjeshtë në burg për një mur, pasanikët e kullave amnistohen!”/ Rama i përgjigjet qytetarit: Blejnë drejtësinë!

Kryeministri Edi Rama deklaroi se të pasurit që ndërtojnë pa leje në Shqipëri i zgjidhin punët duke blerë prokurorët dhe gjyqtarët.

I pyetur nga një përdorues i rrjeteve sociale se përse një qytetar i thjeshtë duhet të shkojë në burg për një mur dhe pasanikët e kullave të aministohen, Rama mohoi që po ndodh një amnisti e oligarkëve.

 

Pyetje: Kur një rob i thjesht ndërton pa leje një mur, shkon përballet me drejtësinë z.kryeministër, siç e thotë ligji. Përse nuk e lini drejtësinë të merret edhe me këta pasanikët e kullave, po krejt papritur amnistoni oligarkët?

Rama:

Kur vjen puna të drejtësia, unë dhe ti dhe gjithë shqiptarët që kërkojnë drejtësi jemi në një anë. Është shumë e vërtetë kjo që thua, e kam thënë edhe unë disa herë. Edhe para trupës së policisë e përsërita, është e tmerrshme. Por përse ndodh kjo?

Këta të pasurit i zgjidhin punët me drejtësinë. Është drejtësia që s’na lejon në t’i çojmë gjërat deri në fund. Nëse gjykatat sot do bënin sa Policia e Shtetit, do ishte shumë herë më i përparuar se sa është.  Edhe një grua e vjetër mund të përfundojnë në duart e ligjit, për dritaret. U kap si shkelës i ligjit Bojken Lako, dhe ndërkohë që një që ndërton 2-3 kate pa leje nuk përfundon, sepse te drejtësia e kanë kollaj.

SPAK-u merret me zyrtarët e lartë, por Prokuroria e Tiranës, Prokuroria e rretheve merren me këtë. Plotësojnë dosje dhe mbushin statistika duke çuar njerëz para drejtësisë për një mur. Ndërsa këta që ndërtojnë për të shitur e blejnë prokurorin, e blejnë gjykatësin. Përballë këtyre policia dhe qeveria është e pafuqishme. Të gjitha të tjerat janë poshtërsira, të njerëzve vemje, me gjak jeshil.

Prokurorët dhe gjyqtarët bëjnë pazare me ta. Një vendim qeverie nuk amniston askënd. Por bën këtë që ata që kanë ndërtuar këto kate, do vënë mend. Nuk të del llogaria që atë kat ta blesh. Nëse në qendër të Tiranës do ndërtosh 1 metër katror pa leje, do e blesh 5 mijë euro, do paguash gjobën, atëherë s’do ndërtosh më.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy