Gjatë punimeve të Këshillit Kombëtar të PD-së, sot më shumë se 5 000 delegatë do të votojnë për emrat e 300 anëtarëve të Këshillit Kombëtar të partisë.
Ky i fundit është organi që më pas ka të drejtën e zgjedhjes së lidershipit të ri të partisë.
Pjesë e listës së kandidatëve janë edhe ish-kryeministri Sali Berisha si dhe ish-presidenti Bujar Nishani ndonëse një zë mjaft kritik i Lulzim Bashës.
Kjo për shkak se rregullores së partisë sipas të cilës, ish-kryeministrat, ish-presidentët dhe ish-kryetarët e Partive nuk kalojnë për votim por kualifikohen automatikisht.
Në listë kandidatë për anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD-së janë disa emra të njohur si moderatorja Oriela Nebiaj, e cila nuk arriti që të hynte në parlament ndonëse mori më shumë vota se ish-kryeministri Sali Berisha, djali i Sokol Olldashit, Glauk Olldashi, regjisori Robert Budina, ish-lojtari i kombëtares Andi Lila, por edhe të rikthyerit Gazment Oketa dhe edhe deputetja Fatjona Dhimitri, një nga deputetet e opozitës së re.



















